Ballina Lajme Kosovë Prishtinë, Parada e Krenarisë përfundon me koncert

Prishtinë, Parada e Krenarisë përfundon me koncert

SHPËRNDAJE

Ka përfunduar defileu i Paradës së Krenarisë që këtë vit pati moton “Ne Emër të Lirisë”.

Defileu nisi nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundoi me muzikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe disa nga zyrtarët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, por edhe përkrahës të komuniteti LGBTI, njofton Klan Kosova.

Nëpër shesh janë parë edhe forca të rendit, që janë të angazhuara për të përcjellur mbarëvajtjen e marshit.

Ky është viti i dytë që edhe në Prishtinë është mbajtur paradë e komunitetit LBGTI.

Loading...