Ballina Aktualitet Rajoni Politikani serb thotë se ka një ide tjetër, më e mirë se...

Politikani serb thotë se ka një ide tjetër, më e mirë se ajo e shkëmbimit të territoreve

Ish-diplomati, politikani dhe historiani serb Milan St. Protiq vlerëson se kur bëhet fjalë për Kosovën, gjithçka do të mbetet status quo, sikur ishte në 20 vitet e fundit dhe nuk e sheh hapësirë për të bërë një hap përpara.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, i pyetur se cila është zgjidhja, për të cilën Vuçiq thotë se nuk i ka kaluar, Protiq tha se mendon se Vuçiq ka folur për shkëmbimin e territoreve, jugu i Serbisë për veriun e Kosovës.

“Si do të bëhej kjo saktësisht dhe në cilat vija kufitar, kjo nuk është e rëndësishme. Në vend të shkëmbimit vullnetar të popullsisë, ata mendojnë për shkëmbimin e territoreve. Shumë më i vështirë dhe më i keq është shkëmbimi i territorit, sesa shkëmbimi i popullsisë”, tha Protiq, përcjell Telegrafi.
Ai shton se për serbët, të cilët aktualisht jetojnë në jug të lumit Ibër, do të ishte shumë më mirë në Serbi, sepse atje nuk ka të ardhme. “Në veriu është krijuar diçka që më shumë i ngjanë Perëndimit të egër, sesa një mjedisi të civilizuar dhe ky është problemi më i madh”, shtoi ai.

Historiani serb shpreh vizionin e tij për Kosovën, sipas të cilit Serbia do ta njohë Kosovën, por do të fitonte menjëherë anëtarësim në BE dhe eksteritorialitetin e për tempujt fetarë në Kosovë, serbëve nga Kosova do t’u jepej mundësi për t’u zhvendosur në Serbi dhe shqiptarëve nga Serbia jugore, zhvendosja në Kosovë.Sipas tij, NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit duhet të garantojnë integritetin territorial të Serbisë dhe për Serbinë duhet të sigurohet një ndihmë financiare afatgjatë, e cila do ta ndihmonte Serbinë që të rimëkëmbej për dhjetë vjet.
Sa i përket veriut të Kosovës, ai mendon se veriu i Kosovës dhe jugu i Serbisë janë dy çështje të lidhura ngusht dhe se Serbia duhet të zgjedh njërën, apo tjetrën.Sipas tij, jugu i Serbisë është shumë mi rëndësishëm për Serbinë, sepse andej kalon autostrada dhe në qoftë se Serbia e humb luginën e Moravës dhe Vardarit ka humbur një arterje të rëndësishme.

“Mendoj se është e pamundur, t’i ruajmë të dyja [veriun e Kosovës dhe jugun e Serbisë]”, tha historiani serb.

@tn.lajmelokale
@tetovanews