Ballina Aktualitet Lajme POLICËT 10 VJET PA UNIFORMA TË REJA MPB: NUK KA PASUR FURNIZIM,...

POLICËT 10 VJET PA UNIFORMA TË REJA MPB: NUK KA PASUR FURNIZIM, POR TANI KA (VIDEO)

Këto jelekë të gjelbër prej 150 denarëve do të jenë uniforma e re e nëpunësve policorë për shkak se 10 vjet Ministria për Punë të Brendshme nuk ka blerë uniforma të reja. Me këtë pohim doli Sindikata e pavarur e policëve. Ata shpjeguan se nëpunësit policorë kanë pasur dy opsione: Të blejnë uniformë në treg nga 3000 denarë, ose të presin ndonjë koleg të tyre të dalë në pension që t’ua japë uniformën, e cila në version origjinal, sipas informatave të tyre kushton nga 300 deri në 400 euro.

Ka shumë telefonata ku nëpunësit policorë ankohen nga dhimbje në gjunj, muskulaturë e dobësuar, nevojë për terapi. Këtë e them për të ngritur sigurinë në këtë shtet, që ata ta punojnë punën e tyre, të mund të ngrohen, të mos fshihen nëpër byrektoret për shkak të mungesës së pajisjes për kryerjen e punës së tyre, tha Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se garnitura e mëparshme e MPB-së, nuk ka blerë uniforma dhjetë vjet, por menjëherë pas ardhjes së udhëheqësisë së re, pohojnë se kjo gjë është ndryshuar.

Pas ndryshimit të udhëheqësisë së MPB-së janë ndërmarrë masat adekuate për të ndryshuar gjërat e tilla. Jeni dëshmitarë se vazhdimisht promovojmë qëllime të reja. Njëkohësisht punojmë për blerjen e pajisjeve për nëpunësit policorë. Vazhdimisht blihen pajisjet dhe pas arritjes në MPB, menjëherë u dërgohen nëpunësve policorë, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Sipas planit për furnizime publike në MPB, për vitin 2018 janë paraparë gjithsej 18 procedura për furnizim të uniformave dhe pjesë të uniformave. Nga MPB paralajmërojnë se pajisjet dimërore do të dorëzohen deri në fund të këtij muaji.

@tn.lajmelokale
@tetovanews