Ballina Aktualitet Rajoni Përgjimet Dako-Avdylaj, Vasili: U vulos hajdutllëku i zgjedhjeve

Përgjimet Dako-Avdylaj, Vasili: U vulos hajdutllëku i zgjedhjeve

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas publikimit të një pjese të përgjimeve nga prokuroria mes kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me anëtarët e grupit të Shijakut ‘Avdylaj’, të arrestuar për trafik droge.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se përgjimet vërtetojnë hajdutllikun e votave në zgjedhje.

Statusi i plotë i Vasilit:

Kryeminister i pandare nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga.

S’ka nevoje as per pergjime te tjera dhe as per fakte te tjera per te provuar se ç’batak e ka pjelle kete kryeminister.

Hajdutlleku i zgjedhjeve u vulos. Batakçinjte qofshin shkurtabiqer apo palloshe te gjate, njelloj hajduter jane dhe sa do qe te lehin lodhen kot, edhe shqiptari me i fundit e ka top ne mendje, qe jane thjesht hajdute votash.

Ky kryeminister nuk ndahet dot nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga.

@tn.lajmelokale
@tetovanews