Ballina Aktualitet Kosovë Parlamenti Evropian diskuton javën e ardhshme për raportet Kosovë – Serbi

Parlamenti Evropian diskuton javën e ardhshme për raportet Kosovë – Serbi

Anëtari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se Parlamenti Evropian përkrah dialogun Kosovë-Serbi me një marrëveshje mes dy vendeve, por që e njëjta do të pranohej mes dy vendeve dhe do të ishte sipas ligjin ndërkombëtar.

Këtë ai e tha sot në Prishtinë, pas takimit që ai pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, duke shtuar se Franca dhe Gjermania kanë disa brenga sa i për çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Por ai theksoi se liberalizimi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

McAllister tha se janë duke e përcjellë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Parlamenti Evropian do të ketë një qëndrim. Ai tha se Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian në fund të javës së ardhshme do të debatojë raportet për Kosovën dhe Serbinë. Ndërsa për liberalizimin e vizave, ai tha se është koha që shtetet anëtare që të ofrojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe sipas tij do të ishte e pa precedent, që nëse një vend kalon nëpër të gjitha proceset, të kthehet në fillim me proceset e njëjta.

Ai tha se një pjesë e Qeverisë në Gjermani nuk ka marrë ende një qëndrim, dhe është diskutim i brendshëm. Por, ai tha se nga bisedat me gjermanët e francezët, pajtohen që të inkurajojnë Kosovën në fushën e luftimit të korrupsionit dhe migracionit.

E zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe se tani janë në pritje të fjalës nga Këshilli i Evropës.

Në këtë konference, MCAllister tha se liberalizimi i vizave do të përmirësoj stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën drejt Parlamentit Evropian duke e lehtësuar udhëtimin dhe të bërit biznes, dhe duke e luftuar korrupsionin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews