Ballina Aktualitet Lajme Nikolovski: Padi penale kundër 200 personave në shtatë komuna për shkak të...

Nikolovski: Padi penale kundër 200 personave në shtatë komuna për shkak të parregullsive në referendum

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së konfirmoi përfundimet e seancës së djeshme të Komitetit Ekzekutiv, duke kërkuar zëvendësimin e prokurorit publik dhe vendosjen e një propozimi të ri nga opozita.

Kjo kërkesë është për shkak të parregullsive të shumta para, gjatë dhe pas referendumit,për të cilën nesër VMRO-DPMNE do të ngrejë padi penale kundër 200 personave, kryetarëve dhe anëtarëve të KKZ-ve në shtatë komuna, duke përfshirë Strugën, Bogovinjën dhe Sarajin për shkelje zgjedhore.
Nikolovski tha se pas referendumit, ka pasur shantazhime dhe largime nga puna të atyre që votuan kundër apo edhe atyre që bojokutuan. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews