Ballina Aktualitet Lajme Nga viti i ardhshëm pikë pagesa të reja rrugore (VIDEO)

Nga viti i ardhshëm pikë pagesa të reja rrugore (VIDEO)

Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillojë të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi-Smokvicë. Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillohet të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë. Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojnë deri në fund të prillit. Por, përveç këtyre dy pikë-pagesave të reja, janë planifikuar edhe tri në autostradat e reja. Vitin e ardhshëm taksë rrugore do të paguhet edhe në dy pikë-pagesa rrugore që do të vendosen në autostradën Milladinovc-Shtip, ndërsa një pikë-pagesë është parashikuar në autostradën Kërçovë-Ohër, pasi që të ndërtohet. Drejtori i Agjencisë për rrugë Zoran Kitanov paralajmëron se deri në fund të vitit pagesë elektronike të taksave rrugore do të ketë në autostradën nga Kumanova drejt Shkupit, e deri në Kavadar.

Nga këto pikë-pagesa ajo në Gradsko dhe kjo në Petrovec tashmë janë në fazën përfundimtare dhe unë pres që deri në fund të nëntorit të përfundojnë. Bashkë me Sopotin, Otovicën dhe Ramanlinë të kemi një tërësi të pikë-pagesave elektronike meqë është paksa e diskutueshme se sa është praktike që të lëshojmë në përdorim vetëm dy pikë-pagesa. Sopoti, Otovica, Ramanlia në këtë moment tani, nëse duam tani mund të punojnë me kartela me prekje. Megjithatë duam të bëjmë një tërësi nga Kumanova deri në Shkup, nga Shkupi deri në Kavadar që të lëvizni në këtë drejtim me mënyrën e re me kartela dhe me prekje- deklaroi Zoran Kitanov, drejtor i Agjencisë Rrugore.

Drejtori sqaron se tashmë kanë aplikuar në BERZH për rritjen e kornizës për financimin e ndërtimit të dy pikë-pagesave të reja që është parashikuar të vendosen në Shtip dhe një në Milladinovc në autostradën e re meqë këtu pritet rritjen e intensitetit të komunikacionit që vjen nga juglindja e shtetit. Pagesë elektronike të taksës rrugore vitin e ardhshëm do të ketë edhe në autostradën nga Shkupi drejt Gostivarit. Këto pikë-pagesa janë rinovuar, vetëm duhet të vendoset sistem softuerik. Agjencia pret që sivjet të ketë arkëtim rekorde të taksës rrugore.

Sivjet mendoj se do ta bëjmë rekordin qëkur ekzistojnë pikë-pagesa në Maqedoni dhe mund të tejkalojmë 40 milionë euro të ardhura. Prej 1 janarit të këtij viti deri më 30 shtator, krahasuar me 1 janarin deri 30 shtator të vitit të kaluar kemi rritje të arkëtimit, vetëm dallimi, rreth 80 milionë denarë ose 1,3 milion euro- shtoi ai.

Cili do të jetë çmimi i pikë-pagesave të reja do të përcaktojë Qeveria sipas kilometrazhit dhe kategorizimit të rrugës. Por, drejtori shprehet se të gjitha paratë që do të mblidhen do të ri-investohen në cilësinë e infrastrukturës. Sipas tij, pasi të përfundojë ndërtimi i të gjitha autostradave dhe rrugëve të shpejta do të shpenzohen nga rreth 100 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e tyre./Alsat-M

@tn.lajmelokale
@tetovanews