Ballina Suplement Dossier Në krye të protestave për Universitetin e Tetovës, Arben Xhaferi dhe Rufi...

Në krye të protestave për Universitetin e Tetovës, Arben Xhaferi dhe Rufi Osmani (Video)

Arbën Xhaferi, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë iu prinë protestuesve shqiptarë në Tetovë me qellimin e vetëm hapjen e Universitetit të Tetovës.

“Qoftë i bekuar universiteti, dhe gjithë kultura shqiptare” -Arbën Xhaferi.
Policia maqedonase kishte arrestuar 12 aktivistë shqiptarë pasi hapën universitetin në gjuhën shqipe i cili ishte kundërshtuar ashpër nga qeveria sllavo-maqedonët.

Institucioni arsimor u hap menjëherë pas mesnatës të premten, dhe jo në mesditë të se shtunës siç ishte planifikuar, për të shmangur një konfrontim me policinë.