Ballina Aktualitet Rajoni Nazarko i quan “Mutsihane” lajmet e pavërteta

Nazarko i quan “Mutsihane” lajmet e pavërteta

Publicisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko, i ka quajtur “mutsihane” lajmet e ditëve të fundit në lidhje me financimin e mediave shqiptare nga Greqia.

“Është nje ortek, një mutsihane. Pikërisht siç ndodh me një ortek, është rrotulluar duke marrë me vete edhe objekte dhe sende të tjera dhe është vendosur në pjata mediatike, dhe më pas nga aty e sheh edhe publiku. Shumë faqe e kanë botuar këtë lajm, i cili është produkt i shërbimit sekret grek, që ka shfrytëzuar primitivizmin e dy shoqërive tona. Pra E ka shfrytëzuar dobësinë e mediave tona dhe atë qasjen primitive të shoqërisë sonë.

“Dinjiteti i njeriut në Kushtetutën e Shqipërisë është parimi i tretë, kjo është e rëndësishme, por me e keqja është fakti që ende vazhdojmë të besojnë “mutsihane” të tilla. Portalet serioze ose jo, për shkak të rutinës i japin besueshmi këtyre gatimeve që kanë qëllim të fshehin vëmendjen e shërbyesve të vërtetë të Greqisë”.

“Lajme të tilla pra unë i quaj ortek. Nuk mund të përgënjeshtrohet një ortek muti sepse do të bëhesh pis domosdoshmërish”.

“Duhet një iniciative ligjore, pra një iniciative duhet të legalizohet, sepse gjurmët e Fake News janë relativisht të pashlyeshme nga pikëpamja teknike. Me anë të këtyre veprimeve ka përpjekje të qëllimshme që dy pjesë të kombit me i largu nga njëra tjetra dhe të spërkasë dhe ndotë emra të nderuar”.

“Unë jam i prekur, sigurisht. Secili që e do gazetarinë informative duhet te kërkojë burimin dhe në këtë rast ai nuk ekziston”, deklaroi ai gjatë emisionit Info Magazine në Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews