Ballina Sport Napoli ngec ndaj Romës, buzëqesh Juventus

Napoli ngec ndaj Romës, buzëqesh Juventus

Napoli ngec ndaj Romës dhe i shtron rrugën Juventusit drejt titullit të 8-të kampion radhazi në Serinë A. Pavarsisht se e dominoi takimin skuadra e Ancelottit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në San Paolo duke lënë dy pikë dhe duke u dhënë një asist bardhezinjëve që tashmë janë sërish 6 pikë para të kaltërve.

Golit të shpejtë të El Sharaawy-it iu përgjigj Dries Mertens në minutën e fundit të kohës së rregullt. Belgu realizoi dhe dy herë të tjera më herët por ishte në pozicion jashtë loje. Shumë volum loje nga Napoli dhe shumë raste por skuadra e Ancelottit u ndal nga Olsen dhe fati duke humbur dy pikë në këtë sfidë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews