Ballina Teknologji Microsoft lehtëson transferimin e të dhënave nga telefoni në kompjuter

Microsoft lehtëson transferimin e të dhënave nga telefoni në kompjuter

SHPËRNDAJE

Kompania Microsoft ka lansuar një aplikacion të ri gratis që iu ofron përdoruesve të Windows 10 aftësinë për të transferuar të dhëna nga kompjuteri në telefon.
Your Phone ju lejon thjesht të hiqni fotot nga pajisja juaj Android në kompjuter, si dhe mesazhet tekstuale.

Ai mund shkarkohet nga Microsoft Store dhe së shpejti do të merrni mbështetje për njoftime dhe transmetimin e përmbajtjeve në kompjuter, transmeton KP.

Telefonat Android duhet të jenë të lidhur në një kompjuter duke përdorur Windows Settings ose aplikacionin Your Phone, sipas Microsoft. Kur lidheni, do të merrni një aplikacion nga Microsoft që duhet të shkarkoni në telefonin tuaj para se të përfundoni të gjitha cilësimet.

Për të bërë gjithçka që keni nevojë, ju duhet të keni një kompjuter Windows 10 me të gjitha aplikacionet më të fundit dhe një telefon të mençur që funksionon në Android 7 ose më të ri.