Ballina Aktualitet Lajme MICKOSKI: KJO NUK ËSHTË MË BETEJË VETËM PËR EMRIN, POR BETEJË PËR...

MICKOSKI: KJO NUK ËSHTË MË BETEJË VETËM PËR EMRIN, POR BETEJË PËR MAQEDONINË QË FITON

Kjo nuk është betejë vetëm për emrin, por betejë për Maqedoninë që fiton. Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

“Qeveria nga dita në ditë e tregon tërë pafuqinë e saj dhe ligështinë, kjo nuk është betejë vetëm për emrin dhe marrëveshjen e dëmshme, kjo është betejë e çdo njëri kundër këtij pushteti, për drejtësi, dënim të krimit, për jetë më të mirë, për ardhmëri më të mirë, për Maqedoni e cila fiton”, ka shkruar në llogarinë e tij në twitter Mickoski, përcjell SHENJA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews