Ballina Bota Më shumë se 60 liderë të botës mblidhen në Paris

Më shumë se 60 liderë të botës mblidhen në Paris

Më shumë se 60 liderë shtetesh dhe të qeverive, përfshirë Donald Trump dhe Vladimir Putin do të jenë të pranishëm më 11 nëntor në Paris me rastin e njëqind vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një ditë pas një ceremonie simbolike, në prani të Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, në një lëndinë ku u nënshkrua armëpushimi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të kryejë më parë një itinerar memorial më 4 apo 9 nëntor në vendet kryesore të konfliktit në Francë, njoftoi sot Elizeja.

Këto ceremoni përkujtimore janë rasti i duhur për të sjellë në memorie se Francë si gjithmonë luan një rol të veçantë në harmoninë e kombeve’’, njoftoi presidenca.

@tn.lajmelokale
@tetovanews