Ballina Aktualitet Lajme Mbi dy mijë deponi të egra rrezikojnë shëndetin dhe mjedisin jetësor në...

Mbi dy mijë deponi të egra rrezikojnë shëndetin dhe mjedisin jetësor në Maqedoni (Video)

Deponitë e egra dhe zonat e vjetra industriale në vend paraqesin bombë ekologjike që drejtpërdrejtë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe ndikojnë në mjedisin jetësor, duke gëlltitur gjelbërimin. Një ekip i TV 24 ishte në deponinë e egër në dalje të Haraçinës, ku u evidentua një situatë e rëndë ekologjike me hedhurina që digjen, qenë endacakë dhe erë kundërmuese.

Sipas Bllazhe Josifovskit nga “Ajde Makedonia”, ka mbi dy mijë deponi të këtilla në Maqedoni. Përveç tyre, ka edhe gjashtëmbëdhjetë zona të vjetra industriale që shkaktojnë ndotje të truallit dhe të ujrave. Në këtë drejtim, dy gjëra kontribuojnë shumë, vetëdijësimi i ulët i qytetarëve dhe infrastruktura e keqe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews