Ballina Aktualitet Lajme Maqedoni, miratohet procedura për ndryshime kushtetuese

Maqedoni, miratohet procedura për ndryshime kushtetuese

Me 10 vota “për” dhe 7 “kundër”, Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi konkluzën që Kuvendi ta përkrah propozimin e Qeverisë për ndryshime kushtetuese. Kuvendi urdhëroi Qeverinë që në afat prej 15 ditësh të përgatisë propozim-tekstin për amendamentet kushtetuese. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev edhe njëherë ju bëri thirrje deputetëve të opozitës që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Ia vlen të mendohemi, shumë lehtë është themi “jo”. Por e dimë se një marrëveshje tjetër nuk është e mundur. As më e mirë e as më e keqe. Nëse jemi për ardhmërinë e brezave të tashëm e të ardhshëm, ejani t`i marrim përgjegjësitë”.

Derisa pozita vazhdon ta mbajë pasigurinë deri të hënën, nga opozita thonë se në vend të ndryshimeve kushtetuese po përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Ata i kanë quajtur të turpshme këto ndryshime.

“Ne jemi për BE dhe NATO, por jemi kundër ndryshimit të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë. Dita më e turpshme në historinë e Maqedonisë, është që të kërkosh hapjen e kushtetutës, me qëllim që ta ndryshosh emrin“, thotë Trajco Dimko, deputet i VMRO-DMPNE.

Seanca e parlamentit të Maqedonisë është caktuar për të hënën. Që të miratohet vendimi për ndryshimet kushtetuese nevojitet shumica prej 2/3.

@tn.lajmelokale
@tetovanews