Ballina Aktualitet Lajme LSDM dhe BDI a do të dalin bashkë në zgjedhje të jashtëzakonshme,...

LSDM dhe BDI a do të dalin bashkë në zgjedhje të jashtëzakonshme, flasin deputetët e dy partive?!

LSDM dhe BDI si dy partitë më të mëdha të koalicionit qeveritar a do të dalin bashkë në zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare, që tashmë janë bërë të ditur nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Në këto dy parti ende nuk ka përgjigje të prerë, edhe pse zëra të brendshëm në kuadër të debatit janë pro dhe kundër, informon INA.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në Top Tema theksoi se për ta nuk është [ështje prioritare, për shkak të procesit urgjent që kërkon që Marrëveshja e Prespës të kalojë në Kuvend dhe të hapet rruga e anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Nuk kemi biseduar për këtë [ështje në parti, sepse momentalisht nuk është prioritet i yni. Ne jemi të fokusuar që të gjejmë në zgjidhje në Kuvend për të arritur ndryshimet Kushtetuese për ti hapur rrugë anëtarësimit në NATO dhe BE”, theksoi deputeti Grubi. Ai përsëriti qëndrimin se nëse shkohet në zgjedhje në fund të nëntorit do të humbet kohë dhe deri në prill nuk do të mund të bëhen zgjidhje për shkak të mbërritjes së kohës së zgjedhjeve presidenciale. Ai po ashtu përmendi zgjedhjet për në BE dhe zgjedhjet greke, që do të lënë në hije Maqedoninë.

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski iu shmang përgjigjes së gazetares së Top Tema se partia e tyre a do të shkojë në zgjedhje me një listë me BDI dhe partitë shqiptare.

“Unë jam ithtare e koncpetit për Maqedoni Evropiane. Ne e pamë se ky koncept doli sfidues përballë konceptit të dhunës dhe izolimit. Besojmë se pas zgjedhjeve do të sigurojmë shumicë absolute”, theksoi Remenski.

Në bazë të debateve që po qarkullojnë në koluaret partiake, në rast të arritjes së kompromisit midis LSDM dhe BDI, pritet të bashkëohen edhe parti të tjera shqiptare. Mirëpo edhe në BDI ka zëra të brendshme përfshirë edhe kryesinë partiake që nuk duan të shkojnë me lista të përbashkëta me LSDM, por duke synuar lista të përbashkëta me partitë shqiptare. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews