Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Kotzias në takim me Pavlopoulos, diskutojnë për marrëveshjen me Maqedoninë

Kotzias në takim me Pavlopoulos, diskutojnë për marrëveshjen me Maqedoninë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, ka realizuar takim me presidentin grek Prokopis Pavlopoulos, me të cilin kanë diskutuar për marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, burime nga presidenca në Athinë kanë konfirmuar takimin mes Kotziasit dhe Pavlopoulos, por nuk janë dhënë detaje.

Gjatë javës së kaluar Kotzias akuzoi ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, për minim të pozicioneve të qeverisë në lidhje me marrëveshjen.

Lideri i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, ka shkaktuar zemërim tek partnerët e koalicionit SYRIZA për shkak të prezantimit të planit alternativ të tij për marrëveshjen me Maqedoninë, të cilin e prezantoi gjatë vizitës së tij në Washington.

Loading...