Ballina Aktualitet Rajoni Kosova dhe Shqipëria me të ardhurat më të ulëta për frymë në...

Kosova dhe Shqipëria me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon

Kosova ka të ardhurat më të ulëta për frymë krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, Bruto Produkti Vendor për vitin 2017 ishte mbi 6.4 miliardë euro, kurse Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka qenë 3,566 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.2 për qind, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë menjëherë pas Kosovës, në vendin e dytë për të ardhurat më të ulëta për frymë është Shqipëria.

Rritja ekonomike që nuk po sjell ndryshim

Produkti Vendor Bruto është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare, i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente.

PVB është llogaritur sipas tri elementeve: qasja e prodhimit, qasja e shpenzimeve dhe qasja e të ardhurave në Republikën e Kosovës.

PVB për kokë banori në vendet e rajonit dhe në Kosovë, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2017 është:

Mali i Zi – 6,646 euro

Serbia – 5,126 euro

Maqedonia – 4,757 euro

Bosnja dhe Hercegovina – 4,473 euro

Shqipëria – 3,983 euro

Kosova – 3,372 euro/hashtag.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews