Ballina Shëndeti Këshilla “Komunikimi prindër-fëmijë, thelbësor për zhvillimin e tyre”

“Komunikimi prindër-fëmijë, thelbësor për zhvillimin e tyre”

Komunikimi mes prindërve dhe fëmijë duket se është çelësi që ata të rriten të lumtur dhe të sigurt në vetvete. Psikologia Orjola Plaku tregon për gazetën “Shqip” online rëndësinë e bashkëbisedimit dhe avantazhet e tij.

Këshillat e psikologes

Të prindërosh është sfidë për çdokënd, por nuk është mision i pamundur. Të dëgjosh fëmijën dhe të flasësh me të është çelës suksesi për vendosjen e marrëdhënies ndërmjet jush dhe fëmijës. Por të prindërosh është një detyrë e vështirë pasi kërkon që të mbash një marrëdhënie të mirë, e cila mund të jetë e ndryshueshme gjatë adoleshencës, veçanërisht kur te prindërit ndikojnë faktorë të ndryshëm.

Gjatë zhvillimit të fëmijës është shumë e rëndësishme të qenit prezent për fëmijët pasi kjo do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin psiko-emocional të tij. Është thelbësorë që të jeni i vëmendshëm ndaj fëmijës me qëllim të kuptoni kur fëmija juaj e ka të nevojshme që të flasë. Duhet evidentuar edhe koha e favorshme për fëmijën. Ju si prind mund të nisni një bisedë të thjeshtë me fëmijën dhe ta bëni atë të kuptojë se sa shumë kujdeseni ju për gjërat që ndodhin në jetën e tij.

Duhet të gjeni kohën e duhur për t’u përfshirë në nga aktivitet e fëmijës, por shmangni planifikimet, duhet të lejoni që gjërat të vijnë sa më natyrshëm dhe ju ta shijoni kohën e kaluar me fëmijën. Gjatë ndërveprimeve me fëmijën kjo iu mundëson juve që të eksploroni rreth dëshirave që ka fëmija. Përshtatu fëmijës dhe moshës biologjike të tij duke filluar bisedën qoftë edhe me një pyetje të thjeshtë si psh: Çfarë do të dëshironte fëmija të realizonte gjatë pasdites?

Duke qenë i vëmendshëm do të bëni fëmijën të kuptojë se është dikush që po I dëgjon në mënyrë aktive. Prindi duhet të shprehë interes për gjërat që po thotë fëmija dhe nuk duhet të bëhet intruziv në marrëdhënie me të. Edhe pse mund të jetë e vështirë, por duhen dëgjuar mendimet e fëmijës, duhet dhënë gjithmonë hapësirë dhe lirshmëri që të shprehen. Në rast se shikon se nuk po arrini të kuptoni atë çfarë fëmija thotë duhet të keni parasysh se duhet të përsërisni atë farë fëmija po thotë, me qëllim që të siguroheni nëse e keni kuptuar saktë mesazhin që po u drejton.

Gjatë bisedave prindi duhet të fokusohet edhe në emocionet e fëmijës me qëllim që ta bëjë të ndihet mirë dhe i sigurt emocionalisht. Komunikimi me fëmijët është pika thelbësore në zhvillimin psiko-emocional të fëmijës.

Te kapësh vëmendjen e fëmijëve dhe t’ua shpjegosh gjërat në një mënyrë që të jenë sa më të kuptueshme për ta. Pra, t’u flasësh fëmijëve nuk është e vështirë, ekziston gjithmonë një mënyrë që t’i bësh të të dëgjojnë. Komunikimi me fëmijët kërkon që të jesh energjik dhe empatik vazhdimisht. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm fëmija mëson modele pozitive se si të zgjidhë situatat e ndryshme me të cilat përballet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews