Ballina Argëtim Jetë & Stil Këngëtarja irlandeze konvertohet në myslimane (Video)

Këngëtarja irlandeze konvertohet në myslimane (Video)

Këngëtarja irlandeze, Sinead O’Connor vendosi të pranojë Islamin dhe ka një emër të ri, Shuhada Davitt.

Në një postim në Twitter, ajo ka bërë të ditur se nuk është më një katolike. Sinead ose tani Shuhada ka publikuar edhe fotot ku ajo duket e mbuluar.

“Unë do të doja me krenari të njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të kem një emër të ri. Do të jetë Shuhada”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shuhada ka publikuar edhe video duke mësuar Ezanin.

“Kjo është përpjekje e ime e parë në thirrjen për namaz. Disa fjalë ende i them gabimisht, pasi ndikohem nga emocionet”, shprehet ajo.

https://youtu.be/rW-wEKtUHRg

@tn.lajmelokale
@tetovanews