Ballina Shëndeti Këngëtari i famshën rrëfen betejën e djalit të tij 5-vjeçar me kancerin

Këngëtari i famshën rrëfen betejën e djalit të tij 5-vjeçar me kancerin

Më shumë se një vit e gjysmë më parë, këngëtari i njohur Michael Bublé dhe aktorja e modelja argjentinase, Lusina Lopilato u përballën me situatën më të vështirë për një prind: sëmundjen e djalit të tyre 5-vjeçar. Noah u diagnostikua në fillim të vitit 2017 me kancer në mëlçi, një sëmundje e rëndë e cila përfshiu të gjithë familjen, më së shumti dy prindërit artistë që hoqën dorë nga karrierat respektive për të qenë pranë djalit të tyre. I ftuar në programin e britanikut James Corden, Michael u shpreh se familja e tij u shemb ditën kur mori vesh sëmundjen e djalit.

“E gjithë jeta ime mori fund. Unë nuk isha mirë, nuk isha më i pari. Kur të gjitha këto nisën, kuptova se nuk kisha kohë për të humbur, duhej të isha burim force për familjen time. Noah ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur nisi kemioterapinë, ishte aq e vështirë të shihja një vogëlush aq të brishtë t’i nënshtrohej një procedure kaq të vështirë. Ai është pesë vjeç tani dhe është shëruar plotësisht. I pëlqen të shoh filma vizatimorë me Spiderman-in. I themi që është i mahnitshëm, por nuk ekziston. Ti je heroi im, ti je superheroi im”, shprehet Bublé.

Fatmirësisht Noah u shërua nga kanceri në mëlçi. Ndërkohë siç ka thënë Michael, kjo eksperiencë e bëri këngëtarin të vlerësojë gjithçka në jetën e tij dhe të heqë dorë nga ato të panevojshmet, madje dhe muzika./Living

@tn.lajmelokale
@tetovanews