Ballina Aktualitet Lajme “Kacifas”, grekët protestojnë në Selanik me thirrje antishqiptare (VIDEO)

“Kacifas”, grekët protestojnë në Selanik me thirrje antishqiptare (VIDEO)

Thirrja për të dytën herë në zyrën e Bushatit nga Ministria e Jashtme për ambasadoren greke, Eleni Surani, ku iu kërkua t’i jepet fund me protestat, djegien e flamurit dhe djegien e bizneseve të shqiptarëve në Athinë pas rastit “Kacifas”, nuk i ka ndalur grekët.

Protesta e tyre janë zhvendosur nga kryeqyteti në Selanik, ku mbrëmjen e sotme qytetarë dhe anëtarë të Federatës Patriotike & Lidhjeve ortodokse, por dhe Observatori për të drejtat e grekëve të Epirit të Veriut, kanë mbajtur një tubim për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vrasjes së minoritarit grek Konstandinos Kacifas nga forcat RENEA në Bularat.

Mediat greke raportojnë se qindra persona të mbledhur në Selanik me parulla dhe flamuj grek në duar kanë brohoritur kundër shqiptarëve, duke përdorur ofendime e etiketime nga më të ndryshmet.

Protestuesit kërkojnë që të hetohet vrasja e Kacifas. Ata u nisën nga University Street dhe ju drejtuan konsullatës shqiptare që ndodhet në Tsimiski. Ndërkohë rreth turmës ka pasur gjatë gjithë kohës furgona të blinduar të policisë, për të shmangur trazirat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews