Ballina Aktualitet Lajme Inaugurohet renovimi i varrezave të Tetovës

Inaugurohet renovimi i varrezave të Tetovës

Sot është bërë inaugurimi i rinovimit të varrezave të vjetra të Tetovës. Në këtë inaugurim të pranishëm ishin myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, kryetarja e Komunës, Teuta Arifi, donatori i projektit Lazim Destani,hoxhallarë, mutevelinjë të xhamive dhe një numër i madh i besimtarëve.

Filantropi i njohur, Lazim Destani, njëkohësisht edhe donator i këtij projekti theksoi pamja e varrezave të një vendi, krahas kulturës religjioze, është një nga treguesit kryesorë të nivelit kulturor dhe qytetërues të një shoqërie në përgjithësi.

“Pamja e varrezave të një vendi, krahas kulturës religjioze, është një nga treguesit kryesorë të nivelit kulturor dhe qytetërues të një shoqërie në përgjithësi. Prandaj, ndihem mirë që mua dhe familjes sime na u dha mundësia për të bërë një vepër të këtillë për të mirën e qytetit”, tha Destani, ndërsa vlerësoi mbështetjen institucionale për këtë projekt nga kryetarja e Komunës, Teuta Arifi, si dhe nga myftiu Qani Nesimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews