Ballina Lajme Rajoni Greqi, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Greqi, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja ka ardhur pas një debati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Sipas “Kathimerinit”, Kotzias gjithashtu ka marrëdhënie jo të mira edhe me kryeministrin Alexis Tsipras, i cili nuk e ka mbështetur pas sulmeve të Kamenosit.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit ditën e martë, Kamenos e akuzoi Kotziasin për shpërdorim të fondeve të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të George Sorosit.

Top Channel

VIDEO bonus:
Loading...