Ballina Aktualitet Kultura Filmi shqiptar “Nëntori i Ftohtë” fiton çmimin e publikut në Zvicër

Filmi shqiptar “Nëntori i Ftohtë” fiton çmimin e publikut në Zvicër

Pas prezantimit të suksesshëm në premierën e tij, filmi shqiptar, “Nëntori i Ftohtë” ka fituar Çmimin e Publikut në Festivalin e Filmit në Cyrih, shkruan albinfo.ch.

Ky festival ka dhënë çmimet sonte, derisa filmi shqiptar ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm.Kur ishte dhënë premierë, publiku zviceran për minuta të tërë e kishte duartrokitur, kurse tani fiton një nga çmimet kryesore të këtij Festivali, që është njëri ndër më të njohurit në Evropë.

Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

E gjitha jeta institucionale në atë kohë bërë që shumica e qytetarëve asaj gjendje t’iu përgjigjen me demonstrata paqësore. Gjatë kësaj kohe, personazhi i filmit Fadili i cili punon si arkivist i duhet të zgjedh në mes dy opsioneve, shkruan Albinfo.ch.

Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.

@tn.lajmelokale
@tetovanews