Ballina Bota Dorëhiqet kreu i Interpolit, është nën hetim në Kinë

Dorëhiqet kreu i Interpolit, është nën hetim në Kinë

Interpoli ka njoftuar me një komunikatë zyrtare të publikuar në profilin e tij në “Twitter” se “ka marrë kërkesën për dorëheqje të Meng Hongwei nga detyra e presidentit”.

Posti i lënë bosh do të mbahet përkohësisht nga zv.presidenti i komitetit ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jing Yang. Lajmi vjen pak orë pas njoftimit nga Kina se Meng është arrestuar në vendin e tij dhe se ndodhet nën hetim si i dyshuar për “shkelje të ligjit”.

Gruaja e presidentit të Interpolit, Meng Hongwei zbuloi se pak para se burri i saj të zhdukej, i kishte dërguar një fotografi me një thikë, të cilën ajo e interpretonte si një shenjë paralajmëruese.

Meng u zhduk që nga 29 shtatori, kur ai nisi një fluturim të drejtpërdrejtë në Pekin. Sipas shtypit kinez, ai është arrestuar sapo zbriti në aeroport për t’u marrë në pyetje nga autoritetet kineze.

Dje, Interpol i kërkoi Pekinit “përgjigje zyrtare” për fatin e presidentit dhe Franca hapi një hetim. “Rasti i tij ka të bëjë me bashkësinë ndërkombëtare,” tha gruaja e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews