Ballina Opinione DORËHEQJA E XHAFAJT, PARATHËNIE E RËNIES SË RAMËS!

DORËHEQJA E XHAFAJT, PARATHËNIE E RËNIES SË RAMËS!

SHPËRNDAJE

Nga Luan RAMA

Pavarësisht rrethanave e përtej komenteve nëse është e vonuar apo e detyruar, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës, por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit.

Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithsesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.

Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!

Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shembjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë!

Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket!

Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë, por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mbërrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij!