Ballina Aktualitet Lajme BISEDË TELEFONIKE ZAEV – CIPRAS, NËNSHKRUESI U TËRHOQ, POR MARRËVESHJA DUHET TË...

BISEDË TELEFONIKE ZAEV – CIPRAS, NËNSHKRUESI U TËRHOQ, POR MARRËVESHJA DUHET TË ZBATOHET

Ideja për Ballkanin e Ri të shekullit 21 për miqësi dhe bashkëpunim mbetet prioritet i Qeverive së Maqedonisë dhe Greqisë. Deri në këtë përfundim erdhën mbrëmë kryeministrat Zaev dhe Cipras, të cilët kanë pasur bisedë telefonike, menjëherë pas dorëheqjes së shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias. Zaevi nga Murtinoja, theksoi se është i kënaqur nga angazhimi për zbatimin e Marrëveshjes që u arrit në Prespë.

“Ai më informoi për ndodhitë në Greqi, por tha se mbetet krejtësisht i përkushtuar dhe se e merr pozitën ministër i Punëve të Jashtme si garanci për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Jam i lumtur për përkushtimin e Greqisë sa i takon realizimit të Marrëveshjes. Mund ta afirmoj edhe angazhimin tonë. Shpresoj se nesër në Parlamentin do të dëshmohet kjo”, tha Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë së Maqedonisë.

Konfirmim për telefonatën, këtë mëngjes arriti edhe nga Greqia. Zëdhënësi grek dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakopulos, tha se të dy homologët komunikojnë rregullisht dhe se mbesin të angazhuar për Marrëveshjen e Prespës. Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përmes një deklarate me shkrim, tha se bashk me homologun e tij grek Koxias kanë bërë diçka, që nuk është arritur gjatë këtyre 27 viteve.

“I përafruam vendet tona dhe e arritëm Marrëveshjen historike nga Prespa, duke ndërtuar urë miqësie dhe duke dëshmuar se edhe rajoni ynë mund të zgjidhë konteste dhe të krijojë ardhmëri. Nikos, nga gjithë zemra të dëshiroj shëndet dhe suksese në sfidat e tua të ardhshme. Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë me angazhimin e fortë drejt zbatimit të kësaj zgjidhjeje historike, bashkë me forcat e tjera progresive dhe demokratike në Shkup dhe Athinë”, u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Ndryshe, shefi i diplomacisë greke, mbrëmë dha dorëheqje, të cilën kryeministri Cipras e pranoi menjëherë. Në mungesë të konfirmimit zyrtar lidhur me arsyen për të cilën Koxiasi e ka lënë kabinetin diplomatik, mbeten vetëm spekulimet se ka pasur mospajtime me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për deklaratën e tij që e ka dhënë në Uashington për shtyrjen e çështjes për emrin me Maqedoninë.
Koxias në profilin e tij në twiter, duke e cituar poetin grek ka shkruar: Vjen momenti, thotë poeti, të vendosësh me kë do të shkosh e kë do të lësh. Kryeministri dhe disa ministra të tjerë në seancën e djeshme qeveritare e kanë bërë përzgjedhjen e tyre, edhe unë e bëra timen. Por, është mirë të mbahet mend këtë varg: deshën të më varrosen shumë thellë, por harruan se unë jam fara.

Më 17 qershor të këtij viti, në Nivici, që gjendet në Prespën e Greqisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov e firmosën Marrëveshjen, me të cilën duhej të zgjidhet kontesti disa dekadash mes dy vendeve për emrin e Maqedonisë

Përgatiti: Katerina Dafçeva

@tn.lajmelokale
@tetovanews