Ballina Aktualitet Shqipëri Aplikimet për lotarinë, ambasada amerikane paralajmëron (Video)

Aplikimet për lotarinë, ambasada amerikane paralajmëron (Video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë të vazhdueshme jep informacion lidhur me mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Ditën e sotme, nëpërmjet një skice këshillohet që qytetarët ta bëjnë vetë aplikimin dhe të mos paguajnë.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë më poshtë gjeni edhe videon me udhëzimin përkatës se si duhet vepruar.

Kujtojmë se regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 filloi të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë. Sakaq afati i aplikimeve përfundon të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë ora 12.00.

@tn.lajmelokale
@tetovanews