Ballina Argëtim ANALISTAT! (Poezi satirike në dialekt nga Lirim Alija)

ANALISTAT! (Poezi satirike në dialekt nga Lirim Alija)

ANALISTAT

Mbas votimeve poterje madhe
Kërcllojnë intervistat
Nejse politikant e kanë paqetër
Po xhi duunë analistat.?!

Hasret ta kallish televizinë
Napër kit kanallat
Analistat hiç nauk durohen
Te bo si xhinkallat

S’kije komën ku ta veesh
Çaç shaum xhi jon bo
Mundi t’thom se sicalla shpaj
T’paktën kaa ka njo

Dikur m’zort ishim pi këngtarëve
Shtaj kto kanauk vlojnë
Do ish majr t’u organizohfshin
Ni estradë ta bojn

Lene po kur najsin t’shkraujn
Pa rregulla drejtshkrimi
Ene përmbajtja fund e kraje
Asnifar kuptimi

Flokët e veta me kast s’i krehin
Kosëm nauk kanë vakët
Te i thajr shpesh napër debate
Vo jonë harxhit rakët

Do ishte majr në televizion
T’vu venë ene kreveta
Se ma shaum rajnë napër studio
Se n’shpajat e veta

S’e di xhi jon prajr ta bojn
Ket zanat her qeshiti
Kur e dinë se shiptarët s’ngjojn
Sicalli o’ mbret n’viti

Për niçin euro e shesën nderin
Mos thom diçka tjetër
S’vu intereson se popllin e ngratë
E prekin keç n’sedër

Kosem objektiva mbahen
A izmet i bojn partisë
M’përgjajn si ato magjistarët
E Mesopotamisë

Njonit ni dit xhi e njifsha majr
Drit ja thash do llafe:
Kur u bone xhi njer dje me mu
Ke lujt gjurzi n’kafe.?!

Politikant xhi kanë konë ma para
Deputet n’kuvend
Sën bonë atëher kur u dufte
Shtaj na shesën mend

Jon shtërngau njerzit t’i ngjojn
Si me pas dëni zort
Ato asniher kurxho s’gjoditin
Veç ja fajtin kot

Idetë e atajve si shaktat n’udhë
Xhi u mungon kapaki
Mund ta dritojn veç at “ministrinë”
Xhi ka thonë ai plaki

Lirim Alija

@tn.lajmelokale
@tetovanews