Ballina Bota Agresioni i SHBA, diplomati rus çudit OKB-në: Ne po përgatitemi për luftë!

Agresioni i SHBA, diplomati rus çudit OKB-në: Ne po përgatitemi për luftë!

Teksa kërcënimet në “trasenë” Rusi-SHBA po bëhen gjithmonë e më të shpeshta pas kërcënimit të Donald Trump për të larguar SHBA-të nga traktati INF për armët bërthamore me “armikun e përjetshëm”, një diplomat rus ka konfirmuar që paralajmërimet për “luftë” janë të vërteta.

“Moska është me të vërtetë duke u përgatitur për luftë”, tha ai – “vetëm në rast se SHBA fillon një të tillë”.

Duke folur në OKB të premten, Andrey Belousov, zëvendës drejtor i Departamentit të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme ruse, tha se Rusia po përgatitet për luftë për të mbrojtur popullin e saj kundër agresionit amerikan.

“Në një takim të fundit, SHBA-të deklaruan se Rusia po përgatitet për luftë. Po, Rusia është duke u përgatitur për luftë, mund ta konfirmoj. Ndërtimi ushtarak i Rusisë dhe stërvitjet në shkallë të gjerë, shpesh të pikturuara në mediat perëndimore si përgatitje për luftën gjithëpërfshirëse, janë një domosdoshmëri mbrojtëse”, theksoi ai.

“Ne jemi duke u përgatitur për të mbrojtur atdheun tonë, integritetin tonë territorial, parimet tona, vlerat tona, njerëzit tanë”, shtoi më tej diplomati.

Por Belousov shtoi se Rusia nuk kërkon një konfrontim, por janë SHBA-të që duan diçka të tillë.

“Përse tjetër do të tërhiqeshin Shtetet e Bashkuara nga Traktati [INF], veçse për rritjen e potencialit të tyre bërthamor. Do të adoptonin një doktrinë të re bërthamore që ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore – kjo është çështja për të gjithë ne. Rusia po përgatitet për ‘luftë’, ndërsa SHBA po përgatit “luftën’”, tha ai.

Fjalët e Belousov erdhën pasi një projekt-rezolutë ruse për të përforcuar Traktatin e INF, i cili ndalon armët bërthamore të ndërmjetme, u kundërshtua me shumicë dërrmuese në Komitetin e Parë të OKB-së.

“Shumica e atyre që votuan kundër ishin përkrahës të Traktatit të INF-së. Nuk e kuptoj qëndrimin e tyre”, tha Belousov.

Midis atyre që votuan poshtë draftit ishin Britania e Madhe, Gjermania, Franca, dhe, natyrisht, SHBA.

Vendimi i Uashingtonit për të hequr marrëveshjen e epokës së Luftës së Ftohtë ka alarmuar si Evropën dhe Moskën, e cila paralajmëroi se ky veprim “do ta bëjë botën një vend më të rrezikshëm” dhe u zotua për hakmarrje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews