Ballina Bota 5 hebrenj në listën Forbes për 10 amerikanët më të pasur

5 hebrenj në listën Forbes për 10 amerikanët më të pasur

Revista e njohur amerikane “Forbes” botoi listën e më të pasurve për vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara, ku pesë hebrenj bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “Top 10”.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, kryeson “paketën” hebraike, duke u renditur 4-ti, me një vlerë neto prej 61 miliardë dollarësh.

Ai pasohet nga Larry Ellison (#5) i gjigantit të prodhimit të softuerëve, Oracle, me një vlerë prej 58.4 miliardë dollarësh dhe nga bashkëthemeluesi i Google, Larry Page (#6) me 53.8 miliardë dollarë.

Bashkëthemeluesi i tjetër i Google, Sergej Brin, bie pak me 52.4b, duke e lënë atë në vendin e 9-të.

Përfundimisht, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mbyll “Top 10” me vendin e 10-të me një 51.8 miliard dollarësh të respektueshëm.

Tre vendet e para janë hapa të mëdhenj përpara konkurrenteve: Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffet udhëheqin me përkatësisht 160 miliardë, 97 miliardë dhe 88 miliardë dollarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews