Ballina Aktualitet Lajme Ziadin Sela takon kreun e PD, Lulzim Bashën

Ziadin Sela takon kreun e PD, Lulzim Bashën

Lideri i Partisë Demokrtaike të Shqipërisë, Lulzim Basaha gjatë qëndrimit në Strugë ka takuar edhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në këtë takim kreu demokrat përvec se u informua për ecurinë e fushatës pro referendumit nga ana e partive shqiptare mbështeti këtë përcaktim pro referendumit, duke theksuar se është në interes strategjik të Shqipërisë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Ndërkohë, Basha u sigurua nga liderët e partive shqiptare në Maqedoni se ata aktivisht janë angazghuar në funksion të mbështetjes pro të referendumit.

Nga ana tjetër, lideri i Aleancës ka njoftuar kreun e PD-së lidhur me qëndrimet e qarta të ASH për përcaktimet euroatlantike por edhe për mbrojtjen deri në fund të çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe avancimin e pozitës së tyre kushtetuese, me hapjen e kushtetutës që do të pasojë pas referendumit të 30 shtatorit. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews