Ballina Lajme Washington Post: Maqedonia ka probleme të mëdha me Rusinë

Washington Post: Maqedonia ka probleme të mëdha me Rusinë

SHPËRNDAJE

Në javët e kaluara, parada e zyrtarëve të lartë perëndimor ka kaluar nëpërmjet Shkupit, kryeqytetin modest të Republikës së Maqedonisë, e cila është më e vogël se Merilendi dhe ka popullsi prej dy milionë banorësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditën e hënë, “vipi” më i ri, ishte Sekretari për mbrojte James Mattis, i cili tha se Maqedonia “është partner i besueshëm i sigurisë dhe vlerësohet si kontribues për paqen dhe sigurinë globale”.

Ajo çka jep përshtypje është dallimi në taktik: Derisa vendet perëndimore përpiqen t’i fitojnë qytetarët e Maqedonisë me fjalime sikur ajo e Mattis dhe kancelares gjemane Angela Merkel, Rusia po bën propagandë të fshehtë, i mbush rrjetet sociale me lajme të rreme dhe subvencionon ekstremist lokal të cilët organizojnë protesta. Pa dyshim (Rusët) kanë hedhur para, gjithashtu bëjnë fushatë për ndikim më të madh, tha Mattis.

Operacioni i Moskës ngjan me atë të zhvilluar në SHBA, Britaninë e Madhe dhe vendet tjera perëndimore para zgjedhjeve vendore. Karakteristikat kryesore janë profilet e rrejshme në rrjetet sociale të cilët shpërndajnë gjuhën e urrejtjes dhe informacione të gabuara.

Vendosmëria e regjimit të Vlladimir Putinit për ta shkatërruar marrëveshjen për emrin, madje edhe në kurriz të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, është instruktive. Maqedonia nuk kufizohet me Rusinë, por është e rrethuar nga tre anët e shteteve anëtare të NATO-s. Ajo nuk paraqet ndonjë kërcënim për Rusinë, por hyrja e saj në Aleancën Transatlantike dhe në Bashkimin Evropian do të ndihmojë në stabilizimin e këndvështrimit historik të Evropës. Fushata minuese e Moskës është një tjetër përkujtues se Putini po shqyrton marrëdhëniet me Perëndimin në kushtet e vështira të një fituesi të humbur: çdo përfitim për demokracitë, sado e vogël, konsiderohet kërcënim me vdekje.

Tani për tani, ankesat e hapura të Perëndimit, duket se nënshtroj armaturën ruse. Anketat tregojnë propozimi do të kalojë në referendum, i cili do t’i japë Kuvendit të Maqedonisë bazën për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese. Sipas rezultateve të takimit, Maqedonia ka ndjekur rendin e ditës: Putin mbetet simpatizues për të minuar Perëndimin dhe institucionet e saj sa herë që dhe kudo që të mundet.