Ballina Aktualitet Lajme Uashington, nënpresidenti i SHBA-ve Majk Pens takon kryeministrin Zaev

Uashington, nënpresidenti i SHBA-ve Majk Pens takon kryeministrin Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në Uashington do të ketë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens.

“Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin Pens vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe të ndihmës sekretarit shtetëror, Ves Miçel në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e 30 shtatorit dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Gjithashtu ish presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush dje përmes një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë bëri thirrje për mbështetjen e referendumit të 30 shtatorit. Ndërsa edhe presidenti amerikan Donald Tramp para disa ditëve në letër drejtuar presidentit të Maqedonisë, GJorge Ivanov, shprehi mbështetje për marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar mundësinë e referendumit si historike dhe mundësi për hapje të rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews