Ballina Bota Trump: Do mbaj samitin e dytë me Korenë e Veriut shumë shpejt

Trump: Do mbaj samitin e dytë me Korenë e Veriut shumë shpejt

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se po pret të mbajë samitin e dytë me Korenë e Veriut shumë shpejt, raporton Russia Today.

Udhëheqësi amerikan nuk dha hollësira për vendin dhe datën e saktë të takimit të mundshëm.

Samiti i dytë me Kim do të zhvillohet në një të ardhme të afërt, tha Trump të hënën pas një takimi në OKB mbi ‘Thirrjen Globale për Veprim për Problemin Botëror të Drogës’.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira me Korenë e Veriut … Duket sikur do të kemi një samit të dytë shumë shpejt. Ashtu siç e dini, Kim Jong-un shkroi një letër, një letër të bukur, duke kërkuar një takim të dytë dhe ne do ta realizojmë,”-tha Trump.

Presidenti amerikan dhe Kim Jong Un zhvilluan takimin e parë në Singapor më 12 qershor.

Pas takimit historik në qershor Trump u shpreh se “lojrat me luftë” do të ndalen sepse ato janë jo vetëm shumë provokative por edhe shumë të kushtetueshme.

Megjithatë, bisedimet midis Penianit dhe Washington kanë ngecur që atëherë. Muajin e kaluar, Trump anuloi vizitën e planifikuar të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Penian, duke përmendur përparimin e pamjaftueshëm drejt denuklearizimit të gadishullit Korean.

@tn.lajmelokale
@tetovanews