Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Stoltenberg: Rusia po pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Stoltenberg: Rusia po pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg akuzoi dje Rusinë se po pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Rusia tenton që të pengojë inkuadrimin e Maqedonisë në NATO, siç është rasti edhe me Malin e Zi ku pamë edhe tentativë të dështuar për grusht shtet”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës në fjalimin në fondacionin “Hertixh” në Uashington.

Sipas Stoltenbergut, ka shumë shembuj se Rusia përzihet në proceset politike të NATO-s dhe të vendeve partnere.

@tn.lajmelokale
@tetovanews