Ballina Aktualitet Lajme Skandal: Kryeministri i Austrisë pritet në Shkup me flamurin e Letonisë (VIDEO)

Skandal: Kryeministri i Austrisë pritet në Shkup me flamurin e Letonisë (VIDEO)

Protokolli qeveritar në Shkup ka bë një skandal gjatë pritjes zyrtare të kryeministrit austriak, Sebastian Kurz në Maqedoni. Në vend të flamurit austriak, Kurz në Shkup është pritur me flamurin e Letonisë, shkruajnë mediumet maqedonase.

Flamujt e dy vendeve janë të ngjashëm, dy pjesë të kuqe dhe në mes një pjesë e bardhë. Por te flamuri austriak pjesa e bardhë është me gjatësi të njëjtë si dy pjesët e kuqe, për dallim nga flamuri i Lituanisë, ku pjesa e bardhë në mes është më e ngushtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews