Ballina Aktualitet Rajoni Shkëmbimi i territoreve, Hahn: Lërini palët të bisedojnë

Shkëmbimi i territoreve, Hahn: Lërini palët të bisedojnë

Johanes Hahn, komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, u shpreh se është ende shumë herët për të thënë nëse ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do t’i shërbente arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Ai përsëriti se kërkesa e tij ka qenë dhe është që palët të kenë mundësi të bisedojnë. Hahn theksoi se në Prishtinë dhe Beograd janë të vetëdijshëm tani që kjo ide u bë publike se cilat janë detyrimet, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Duke thënë se secili po përpiqet të gjejë një zgjidhje, Hahn tha se zgjidhja duhet të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon, jo për të kundërtën. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews