Ballina Aktualitet Lajme Sela: Më 30 shtator t’i themi “PO” NATO-s që na u gjet...

Sela: Më 30 shtator t’i themi “PO” NATO-s që na u gjet në momentet më të vështira për shqiptarët (VIDEO)

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka bërë thirrje për mobilizim maksimal për ti treguar vendeve aleate dhe civilizimit se aleatët e mirëfilltë të tyre janë shqiptarët dhe kjo do të dëshmohet më votë më 30 shtator.

“Një ndër argumentet kryesore se pse duhet të dalim në referendum, është se ne nuk duhet të lejojmë mure ndarëse mes neve shqiptarëve, vëllezërve tanë, sepse Shqipëria është në NATO, Kosova ka NATO dhe ne do të jemi në NATO. Më 30 shtator kemi rastin të rikonfirmojmë Aleancën dhe të jemi mirënjohës ndaj Aleancës që na u gjend në momentet më të vështira si popull autokton në trojet tona. NATO na shpëtoi në momentet më të vështira kur kasapi i Ballkanit po bënte krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve në luftën e Kosovës”, theksoi Sela, duke shtuar se NATO është progres dhe zhvillim ekonomik, juridik dhe në sfera të tjera.

Ai tha se për shqiptarët NATO është më tepër drejtësi dhe liri, ndërsa shtoi se Qeveria e re po vazhdon avazin e qeverisjes së kaluar me procese të dyshimta.

“Ne patëm shpresë pas zgjedhjeve të 2016. Dhamë mundim tonë që të vij ndryshimi, por ndjehemi të zhgënjyer se Qeveria e re me gjysmën e regjimit të vjetër vazhdon me politikat dhe avazin e vjetër. Nëse dikur na montohej Monstra, Lagja e Trimave, Qeveria e re na zhgënjeu me rastin e Almirit”, theksoi Sela.
Sipas tij, procesi i ri në NATO nënkupton largim të politikanëve të korruptuar dhe atyre që shesin interesin e këtij populli. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews