Ballina Aktualitet Lajme Referendumi i 30 shtatorit, Bilal Kasami intervistë në ABC News (VIDEO)

Referendumi i 30 shtatorit, Bilal Kasami intervistë në ABC News (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes “Besa” Bilal Kasami në një intervistë në ABC News shprehu mbështetjen për referendumin e 30 shtatorit, si një mundësi për integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe një mundësi më e mirë për faktorin shqiptar dhe për rolin e tyre shtetformues në Maqedoni.

“Lëvizja Besa është e angazhuar për referendumin po aq sa për rrëzimin e Gruevskit. Jemi ndër partitë e pakta opozitare që kemi dalë pro referendumit pa dilema, pasi referendumi lidhet me një pikëpyetje që ndërlidhet me një marrëveshje që Maqedonia ka nënshkruar me Greqinë. Lëvizja Besa ka qenë pro referendumit pasi nuk përfshihet çështja shqiptare që rregullon relacionet mes shtetit grek dhe etnisë maqedonase e cila ka qenë e kontestuar. Tanimë gjithë faktori i brendshëm e ndërkombëtar është i angazhuar që kjo marrëveshje të ketë pranim përmes referendumit. Lëvizja Besa është e angazhuar që shqiptarët të votojnë pro këtij referendumi”. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews