Ballina Top Lajm Moti sot me diell, temperatura deri në 24 gradë

Moti sot me diell, temperatura deri në 24 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë mesatare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe i kthjellët.

Temperatura e mëngjesit do të arrij deri më gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 24 gradë.

Në Shkup mot me diell me erë mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë.
Të premten moti do të jetë stabil, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në disa vende do të ulen edhe nën zero. Gjatë ditës kryesisht mot me diell me rritje të temperaturave ditore. Nga e shtuna vranësirat do të rriten dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews