Ballina Aktualitet Lajme Ministrja gjermane e Mbrojtjes, sot në Shkup

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, sot në Shkup

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula fon der Lain sot do të vijë për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Me këtë rast do të organizohet edhe ceremoni zyrtare për pritjen e Fon der Lain dhe më pas do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me ministren e Mbrojtjes së Maqëedonisë, Radmilla Sheqerinska, bisedime mes dy delegacioneve dhe në fund deklaratat për mediat.

Shekerinska dhe Fon der Lain do të marrin pjesë edhe në panel diskutimin në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer me temë “Roli i shoqërisë civile gjatë procesit të integrimit në NATO dhe BE”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews