Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Lëvizja BESA e filloi fushatën e Referendumit nga Komuna e Zhelinës (FOTO)

Lëvizja BESA e filloi fushatën e Referendumit nga Komuna e Zhelinës (FOTO)

Lëvizja BESA, mbrëmë e filloi fushatën e Referendumit nga Komuna e Zhelinës në të cilën zhvilloi disa takime me qytetarët e kësaj komune.

Në këto takime bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ishin edhe Sekretari i përgjithshëm dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, nënkryetarët Abdush Demiri dhe Kastriot Rexhepi, si dhe deputetja Teuta Bilalli.

Në këtë ditë të parë të fushatës, siç qëndron në kumtesën e partisë pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.

Kasami në fjalimin e tij u shpreh se duhet të kontribuojmë për referendumin që të kaloj suksesshëm, sepse vetëm si pjesë e NATO-s dhe BE-së, kushtet e jetesës do të mund t’i ndryshojmë, do të mund të kemi një ekonomi të mirëfilltë, arsim cilësor dhe shëndetësi të avancuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews