Ballina Aktualitet Lajme Kasami: Liderët shqiptarë të bashkohen për ndryshimet kushtetuese pas referendumit (VIDEO)

Kasami: Liderët shqiptarë të bashkohen për ndryshimet kushtetuese pas referendumit (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë një interviste për Tv 21, theksoi se referendumi është një temë që nuk do diskutim pasi që ai duhet mbështetur si i tillë.

Përveç mbështetjes, Kasami ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese që e presin vendin pas mbajtjes së referendumit.

Ai vendosi theksin tek ato pika që më së shumti i tangojnë qytetarët shqiptarë.

Sipas Kasamit, për tu arritur këto ndryshime kushtetuese, liderët shqiptarë duhet të bëhen bashkë për të këmbëngulur në këto kërkesa, duke lënë anësh interesat partiake dhe personale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews