Ballina Aktualitet Lajme Han: Përkrahje e gjerë për Marrëveshjen e Prespës

Han: Përkrahje e gjerë për Marrëveshjen e Prespës

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han i pari u prononcua në Bruksel për rezultatin nga referendumi, duke vlerësuar se votat “për” në referendum janë të rëndësishme dhe me këtë u jepet përkrahje Marrëveshjes nga Prespa, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

“Ju uroj atyre të cilët votuan sot në referendumin konsultativ dhe i shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me ‘po’ të rëndësishme, ka përkrahje të gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe ardhmërisë euroatlantike të vendit”, ka shkruar Han në Tuiter.

Tani, shtoi ai, pres të gjithë liderët politikë ta respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësinë dhe unitetin më të madh nëpër linjat partiake në vend”, tha Han.

Burime diplomatike në Bruksel për MIA-n thonë se shpresojnë se opozita “do të jetë më konstruktive se deri tani” dhe se do ta përkrahin procedurën institucionale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews