Ballina Aktualitet Lajme Hahnit i pengon shkurtesa IRMJ, në takimin e radhës shpreson të jetë...

Hahnit i pengon shkurtesa IRMJ, në takimin e radhës shpreson të jetë Maqedonia Veriore

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johannes Hahn, i cili mbështet referendumin duke theksuar se vendimi për referendum është një vendim që qytetarët duhet të marrin në mënyrë të pavarur dhe autonome. Hahn shtoi se i pengon shkurtesa IRJM, dhe se shpreson se në takimin e radhës do të na drejtohet si Maqedoni Veriore, transmeton Alsat-M.

Qytetarët do të kenë mundësinë të përcaktojnë të ardhmen e tyre ndërsa vendimi do të ketë ndikim tek fëmijët e tyre, dhe brezat e ardhshëm. Është e rëndësishme të sigurohet se qytetarët mund të marrin vendim duke qenë të informuar. Është një vendim që duhet të miratohet në mënyrë të pavarur nga qytetarët dhe vendimi i tyre do të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon. Nuk më pëlqen shkurtesa IRJM, dhe shpresoj që në të ardhmen do t’ju drejtohem me Maqedoninë Veriore. Vetëm ju do të vendosni për mundësinë dhe nuk keni kohë për të humbur” -tha Hahn.

Eurokomisari Han është qëndron në një vizitë dyditore në Shkup. Ai dhe kryeministri Zaev dje morën pjesë në konferencën për liri të mediave nga Ballkani Perëndimore, e financuar nga Komisioni Evropian.

@tn.lajmelokale
@tetovanews