Ballina Aktualitet Rajoni Cipras në PE: Mbështesim dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë

Cipras në PE: Mbështesim dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras fjalën e tij në Parlamentin Europian e ka përqendruar tek dialogu, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rajon.

Cipras tha se mbështet dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë ndërsa marrëveshjen pas 26 vitesh me Maqedoninë e konsideron model për vendet e tjera.

“Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë”.

Sipas kreut të qeverisë greke marrëveshja e arritur për emrin e Maqedonisë është një model se si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet në rajonin tonë.

“Me këmbënguljen tonë arritëm marrëveshjen historike të Prespës si dhe kemi realizuar dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me Zaev dhe të kemi një marrëveshje me diplomaci dhe pa përdorimin e forcës. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur në një marrëveshje me interes reciprok, pa ndërhyrjen dhe ushtrimin e fuqisë por bazuar në diplomaci dhe dialog”.

Pjesa e parë e fjalës së Cipras u përqendrua tek përpjekjet e qeverisë dhe popullit grek për të kapërcyer krizën e borxheve.

Kryeministri grek u shpreh optimist se vendi ia ka dalë që nga pjesë e problemit të BE-së të behet pjesë e zgjidhjes, megjithëse shumica ishin skeptikë për suksesin në fillim të mandatit qeverisës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews