Ballina Bota Analiza Analiza e Institutit të BE, ndryshimi i kufijve do të rikthejë luftrat

Analiza e Institutit të BE, ndryshimi i kufijve do të rikthejë luftrat

Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (European Union Institute for Security Studies), seli në Paris, një think tank i Bashkimit Evropian, ka botuar një raport me titull ““Të ardhmet e Ballkanit: tre skenarë për vitin 2025”. Në skenarin e tretë, Ballkani Perëndimor është i përhumbur nga “fantazmat e së kaluarës”.

Në këtë raport, Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë, argumenton se po qe se dialogu Kosovë –Serbi përfundon me ndarje të Kosovës, kjo do të shkaktonte shkëputjen e Republika Sërpskës nga Bosnja, si dhe përleshje të armatosura rreth kufijve të sapovizatuar.

“Procesi i integrimit në BE ka hyrë ngadalë nga axhenda politike, ndërsa gjeopolitika dhe konfliktet e dhunshme po ringjallen. Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës nese rezulton në ndarjen e Kosovës, do të shkaktoje shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovinës, dhe duke i dhënë shtysë aspiratave separatiste të të tjera minoriteteve etnike në të gjithë rajonin. Riorganizimi i kufijve në Ballkan nuk ka ndodhur pa gjakderdhje, e as këtë herë. Kjo mund të shkaktojë përleshje të të armatosura rreth kufijëvë të saposhkruar, si dhe incidente të dhunshme në zonat etnike të banuara me pakicat, janë pothuajse një dukuri e përditshme”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, ndikimi rus në vendet e Ballkanit është rritur – kryesisht në drejtim të pranisë ushtarake.

“Ndikimi rus në vendet e Ballkanit është rritur – kryesisht në drejtim të pranisë ushtarake – ndërsa kërcënimi terrorist është materializuar në disa raste gjatë disa viteve të fundit. Që nga viti 2018 papunësia në rajon është rritur me 10%, ndërsa norma mesatare e rritjes së GDP-së ka qenë më pak se 1%. Në këto rrethana të pafavorshme, vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten si të shkyçur dhe të fragmentuar siç ishin në vitet 1990”, shkruan në raport.

Raporti bën të ditur, se Kosova po ballafaqohet me trazira të vazhdueshme.

“Ndërsa në Mal të Zi dhe Shqipëri qeveritë e korruptuara me klanet kriminale të përfshira në trafikun njerëzor dhe tregtia e drogës. Në Serbi lëvizja e re e ekstremit të djathtë – që përfshin shifra nga qeveritë e mëparshme dhe elementet e ‘shtetit të thellë’ – ka fituar zgjedhjet dhe e zhvendosi politikën e jashtme të vendit tërësisht drejt Rusisë. Qeveria nacionaliste e Republikës së Maqedonisë është kthyer në pushtet dhe ka filluar përafrimin e vendit me Serbinë dhe Rusinë.

Në të njëjtën kohë, Kosova po ballafaqohet me trazira të vazhdueshme, të shkaktuara nga një përkeqësim drastik në standardet e jetesës dhe nga shkeljet e të drejtave të njeriut”, shkruan në raportin e Institutit të Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë, në pjesën në të cilën flet për Kosovën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews