Ballina Lajme “27 Prilli”, dëshmon zëvendës ministri i Brendshëm Agim Nuhiu

“27 Prilli”, dëshmon zëvendës ministri i Brendshëm Agim Nuhiu

SHPËRNDAJE

Me dëgjimin e dëshmitarëve nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi procesi gjyqësor për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Në mesin e dëshmitarëve sot ishte edhe zëvendës ministri aktual i punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili aso kohe ishte ushtrues detyre. Nuhiu shpjegoi kornizën administrative dhe juridike të ministrisë, rolit të tij si ministër, rolit dhe kompetencat që ka shefi i shtabit, komandën e artë dhe komunikimet e tij me shefin e shtabit Cavkov.

Nuhiu theksoi se ministria është institucion administrativ, dhe komanda e artë është një dhe e vetme, dhe kompetencat për të i ka vetëm shefi i shtabit.

Ai gjithashtu tregoi me vendim edhe ndërrimin e shefit të shtabit, me vendim nga grupi i punës, i ndodhur gati 1 muaj e gjysmë para ngjarjeve të 27 prillit.Nuhiu theksoi se për më shumë se 2 orë, Cavkov ishte i pakapshëm për komunikim, dhe ndërkohë, pranoi edhe përplasjen verbale me të, kur Cavkov u paraqit në orën 20:08 minuta në shtab vetëm pas kësaj, Cavkov ndërmori masa për ndërhyrjen policore.

Nuhiu mes tjerash theksoi se nuk kishte personalisht dijeni, as private dhe as institucional që atë ditë, do të realizohet zgjedhja e kreut të Kuvendit, që çoi edhe në ngjarjet e përgjakshme. Deklaratat e tilla për herë të parë Nuhiu i pati shpalosur në emisionin Rruga drejt… në Alsat menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit.

Emisionin e plote mund ta gjeni në këtë link

Alsat-M